August 4, 2024

Shkëndija të ngjashmish në filtër – Enxhi Drapi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkëndija të ngjashmish në filtër

Enxhi Drapi

Kisha nevojë ti jepja një përqafim
Me sytë e përgjumur në pikë të mëngjesit
Ndjeva se sot isha e tijit zgjim
Pas meje…, dallgët e detit.

Tha se ende jeton me kujtimet
Më shoqëroi mbrëmë i pagjumë
Kuptova se e gjithë kjo më ngatërronte mendimet
Kjo ishte koha për tu mbytur me punë

Diçka në ajër nxiste qëndrim
“Të njëjtit” – tha, “i ndjejnë të ngjashmit”
Më pyeti në desha frymëzim
“Jo: – i thashë…” Faleminderit!”

Heshtja, dinte të mpinte kiminë
Frika, ndrydhte, gjithçka të çiltër
Shpirti i mplakur, venit freskinë
Shkëndija, lodhet, kur hyn në filtër.

enxhidrapi

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com