August 6, 2024

Ti me vellon e bardhë – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti me vellon e bardhë

U veshe me atë ngjyrë
si të borës së parë
që në rrezet e malit
shkëlqim e kristalt
ja japin rrezet e diellit.
Nga zabeli të vështroja
në mes të vashave
ti, një nuse e re
lodrat nuk ndaleshin.
Unë, eh unë….
Mua më tradhtuan lotët,
edhe pse isha betuar se nuk do të qaja
por, më qante zemra
më dhimbte shpirti.
Të dërgova të fala mes motrës
që ishte afër teje
Ti që ishe në krahët e mi
ma fale dashurinë
e unë në zemrën tënde
gjeta një rehati dhe ngrohtësi.
Ato qaste më shoqëronte zëri ytë
më shoqronin fjalët tua
më shoqronte buzëqeshja jote
por të gjitha u zhduken.
Do të jesh në zemrën time
edhe me vello të bardhë!
Xhevat I. Prebreza 18 03 2022, Prishtinë
Mirato
Refuzo

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com