Mos ik – Xheni Tafili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Mos ik
Mos u fsheh pas perdes së lumit.
Se shplekset uji nëpër qiell.
Si rrënj stërngjeshur drejt fundit
Si kraharor mali më mbështjell,
Në prehrin e stuhive mos ik,
Mos u kthe në ortek vetmie,
Një buzëqeshje do e vjedh me mik
Të mbush një hoje lumturie,
Mos ik…
Jo se kam frikë të jetoj pa ty,
Në shtigje mjalti të spërdredhura.
Në supe të bardha na nxë të dy,
Mos ik pas reve më të zbehura.
Pa ty…
Mendimi dëbon ëndrrën, turbullohet.
Nata nuk e pikturon qiellin, errësohet.
Hëna nuk fle e lumtur, pikëllohet.
As unë nuk i ul qërpikët, që sytë mi fshehin.
Sepse mendimet pa ty, shumë më dehin.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com