August 7, 2024

Abstraksoinizëm.. – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ABSTRAKSOINIZËM..
( kushtuar pseudomodernistève)
—-
E mora diellin dhe e bëra kadaif nga inati
Pastaj i’a futa një gjumi të thellë gërr- gërr- gërr
U zgjova dhe thashë: Po ky planet, ç’dreqin pati ?!
Ore diell ! Bëj kujdes me mua… E mos më bëj-vërr-vërr- vërr !

Një ditë tjetër, nga vatra mora një të vjetër mashë
Marsit i’a hodha sipër përmbi kokë
Ma kthen ai : – Më vrave ore trap e në djall vafsh !
Or t’i martofsha të gjithë… me soj e sorollop!
—-
Ju nuk e dini se ç’më ndodhi , keq i dehur u bëra ” dhogë ”
Ngrita kokën nga kostilacionet e më duket se pashë ” Dashin”.
Thashë me vete: – Atje sinqerisht,i’a vlen të mbillet drogë
Edhe nëse ma zbrazin në bark të gjithë kallashin…!
—-
Epilogu i ngatërruar

M’u turrën ngado gazetarët ( ja kjo ish çudi e vërtetë )!..
Me telekamera drejt meje, rendnin shpejt gati në të penguar
Më pyetën se ku e kisha fjalën në varg… unë si poet !??
Po cfarë tu thoshja mor aman ?…Për nder as vet nuk e di !
Kot i’a pata futur … aq sa dhe unë ato, nuk i pata kuptuar !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com