August 3, 2024

Atje në tokën time të Prizrenit – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Atje në tokën time të Prizrenit
( Për mikun tim dhe gjithe prizerenasve)
—–
Atje në tokën time diku në Prizëren
Kam një mik të mirë shok e vëlla
Te shpiri i tij dardan ç’do gjë e gjen
Brenda zemrës gjithë universin ka !
—-
Ai kalon heshtur rrugëve të qytetit
Ndalet e lexon ç’shkruhet mbi lapidarë
Duket sikur nderon të rënët me penë
Dhe ata që u flijuan në luftë me armë
—-
Shoku, miku e vëllai im i Prizërenit
Èsht’njeri i thjeshtë si shumë të tjerë
Ai duroi stuhitë e nuk luajti prej vendit
Atje ku ka lindur ka dhe dëshirë të bjerë
—-
E ndien vëllai im dhe zemra i dhemb
Diçka që brenda vetes e ngre në revoltë
Sa shumë gjak derdhur për kët’ vend
E një pjesë e dheut rënkon për amën tokë
—–
Ecën e pandalshëm, shoku nga Prizreni
Rrugëve të qytetit të vet i menduar
Jo ! Pëshperit me vete -Eshtë e kot që jemi
Nëse të ndarë do mbetemi e jo të bashkuar !
—–
Shpesh ulet e mendon miku im dardan
Të mbjellë trëndafila e zambak të bardhë
Brez pas brezi -thotë pushkën- nuk e heq !
Lindëm prej barotit e të thatë do ta mbajmë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com