Cilës botë i besoni? – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Cilës botë i besoni?
S‘di a mund ta shoh
Verbërinë tuaj,
Në ëndrrat e mia
Të ndritshme.
S‘di pse i mbyllni sytë
Para erërave të vdekjës,
Sa her që ju vijnë
Përballë, për fytyre.
Cilës botë i besoni?
Asaj para hundës apo
Asaj përtej qepallave
Të mbyllura?
Sa besoni në atë që shihni?
Apo në atë që të tjerët
Që ua krijuan pa prit,
Të përulur me djallëzi.
A më shumë dini,
A më shumë dëgjoni,
A më shumë besoni,
Në vend të ngjarjes…!
28.02.22
Hamburg
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com