August 3, 2024

E” persekutuara” – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E” persekutuara”
( Kushtuar asaj qe ankohej se vite me pare, nuk na paskish vaskë dushi)
——
Une e kisha gjyshen time me çitjane
dhe e desha aq shume
Ajo shpesh koken dhe rrobat
me ” finjën” e hirit m’i ka larë
Në at’ kohë nuk arritëm të përdornim
me kaq bollëk parfume
Po pse çuditerisht, njerzit i kishim
me shpitin krejt të bardhë ?!
—-
Po! Është e vertete që kemi përdor
ndofta dhe sapllak për ujë
Por pa me thoni ju lutem,
cili vend në rruzull harroi nga ka ardhë ?
Sot, një pjesë zonjash
gëzojnë me te madhe se lundrojnë në luks
Te shkretat! Veç mërziten kur te kraharori …
nuk shohin më, dardhë
—–
Ti nuk e di moj mike se për mjerimin
ende nuk gjendet shampo
Ka plot nëna, motra e gjyshe
që vuajnë të mbytura nga hallet
Ato enden nëpër katër muret,
ashtu si ti që dridhesh në disko
E kush pyet për vaska e parfume,
nëse harrojnë kënget e vallet?
Mirato
Refuzo

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com