Gjyqet – Muça Vladimir
GJ Y Q E T
Mbi çekiçin e drunjtë
Drejtësia zvarget si bollë,
Apo si tymi i llullës
Në gjyqin e Pavël Korçaginit.
Në dosjet e vërdheme
Paraja zuri vend
Me xhokën e zezë të një gjëme.
Mbi kokat e gjyqtarëve
Emblema e drejtësisë
Vjel fjalët e “kazanëve”,
Pas hekurave
Nata e gjatë e gjyqëve,
Rrugëve qent e matrikulluar
Grinden në impotencën e ndërzimëve.
Fusha e orës bashkisë
Shkëlqen në fërgëllime:
Kush i kurdis akrepat
Si kryqëzimi i Krishtit
Në këto gjyqe?…
VETMIJA E MËRGIMTARIT
Të ngrijsh në qerthullin tënd
Duke pritur dikush të trokasë!…
I shkreti mërgimtarë,
Me qenin e macen pranë.
Nga qielli i vetmisë,
As hëna nuk shkund
Mbi kurmin tim, pluhurin e artë,
Qent e rrugës më ikin bishtshalë,
Vetmia e mërgimtarit
Shpirtin m’a vret ngadalë.
KUJTIM I ÇILTËR
I çiltër kujtimi mes nesh në vetmi
Unë e Ti, në ndjenjë mbështetur,
Si vilë e rrushit,
Mushtërusr në hardhi.
Si një Druzila Tanzi
T’a ndjej frymën joniane,
Qeshjen bukovile ndërmend;
Në flokë ca grimca kripe,
Dhe shkëlqim i syve gjithë shend.
Kujtimet tona sapo të pashë:
Mëz i hazdisur pa fre;
Ti rri heshtur, s’më flet,
Si fryma jonë
Shndruar në re.