August 3, 2024

Komandantit Adem Jashari – Fetah Maliqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOMANDANTIT ADEM JASHARI

Marsi i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore, lirinë dhe pavarësin e atdheut tonë – 5,6 dhe 7 marsi janë përjetësisht data historike në Prekazin heroik…

Ti kur erdhe në jetë,jeta kishte rënë poshtë,
dhe kishte ikur nga çdokund,
atje ku pusi, as dhe deti nuk kanë fund.

Ti kur hape sytë në vend,vendi që vënë në prangë,
dielli qe lidhur me tel gjembor plot ndryshk,
e duart qenë shpuar me gozhdë.

Ushtrime po bëje ne tepër dashuri,mallë e flakë
në Shqipëri,ndërsa Kosova larë në zjarr e gjak,
dhe ia zure kësaj toke me duar secilën plagë.

Edhe cicërimën e zogjve more mes tyre.
Ti ishe poet,poet mbete, me grykë automatiku,
si penë, që nxorre lashtësisë pellazgjike- ilire
poemën më të bukur në jetë.

Armët po villnin tmerr, vdekja u shpall sundimtar,
ti e kuptoje gjuhën e lemerisë, se këtu ka një rrugë
e s’doje të ktheje kokën askund, ku sa terr i madh!

Diellin mos e kanë ngrënë poetët
e qejfit policorë?
Mos lopët i shqyen rrezet i llupën me bukë?

Mos u harrua çka nuk kishte më heret,
ç’ka s’u trilluar më vonë?
Mos nuk ditëm të shpëtojmë në mensa,
festa, restaurante, pirgut të mishrave
një kodêr mbi tryeza?

Diellin kishe para, si të drejtonte duart, sytë,
kishe para hënën, të miklonte besimin “Ec, burrë”
Këmbët këto ditë të ishin zogj, duart i kishe erë.

Gjithë trupi të merrte hov,
“Po rênkon dhe ç’do ferrë,
o do shpëtim, poet flakësh, ky vend!”

Të gjithë që të shohin sytë, bëhen gjuhë e gjallë,
kodrat, lumenjtë, bimët, veprat, rrugët, retë
dhe ti mes tyre kishe forcën, gjaku s’është vonë.

Të fluturonte nbi kokë gjithë gjeografia e zezë,
gjithë jeta që s´duhej harruar dhe ajo që vjenë,
si rënkonte atdheu nën peshë metali të huaj.

Rënkonte toka e papunuar, etja për ujë,
vullneti i cënuar për gjithçka, buka e munguar,
ngrisje duart lart e bekimi i perëndisë puthte armë…

Hamzai, bacë Shabani, Ademi!…
këta emra po mbanin plumbat fluturim
sa atje, sa këtu, sa tutje tej- tej antikohës larg.

Njëri plumb po ngulej mbi vendin,
ku nuk kishte ngulur Gjergji i madh,
tjetëri po ngulej ca më pranë,
ku s´kishte ngulur Sefë Kosharja.

Në secilin çast të dukej poezi emri Ramadan Zaskoe,
Norë e Kelmendit, Tringë Ismail, Xhevë Krasniq,
Pushka qeshte, këndonte këngën më të mbarë.

Plumbi i ri i mitrolozit të ri i nlidhte valle
Rafalet si lule pranvere,
këtu, në këto moment po niste akt më final historie.

Më finale s´kishte se gjaku i zi,
përzir gjellërave të gjitha,
Ahengu nuk pushon
verën më të thellë të historisë
dimrit më të ligë ftohtësisë
që u pa ndonjëherë.

Më final, se të gjitha aktet e dramave deri më sot,
me emrin e një lirie tej lirie,
duke shkulur popin e pluhrit e çative.

Vitesh 90-të forcat serbe, lumenj korbash zie,
gdhinë këtej me monstrumë harrese e kënaqësie,
po vranin e fshehnin status-quoja e parajsës së tyre.

Familja Jashari e 30 dhjetori 1991,
por nga luftëtarët u përballuan dhe kétë herë,
sulme prapë e 22 janar 1998…

Retë qenë nxirë, rrugët qenë boshatisur,
arat e punëve të mëdha fare pa njerëz,
tufa laraskash të metaltë prapë dhe një herë
drejt Drenice, për Prekaz.

Transporterë të blinduar, pjesëtarë të policisë,
dhe artileri 5 Marsi heret, viti 1998…
Lagja Jashari, 7-8 mijë trupa u rrethuar.

Gjuajtje armësh, tri ditë e dy net,
Granatash, gaz lotsjellés, të vrarë,
Ujqit, gjarpërinjëtë,të zinjtë s´ngopen.

Granatimesh për 36 orë, policia futet n´shtëpi…
Adem Jashari, Hamzain, Shabani,
58 pjesëtarë familjeje dhanë gjak…

Nuk shkelet e vërteta, as shkelet hapësira kaltër
e paanë e qiejve.
Arti e mbijetesa, unin që ka gjeografia.

E gjitha u keqpërdor deri në ekstrem,
pasurin, harresë, skamje e thellë…
…18 nga ata qenë gra, 10 fëmijë nën 6 vjeçarë.

Organizata “Amnesty International” në raport,
sulmi, qëllim, të eliminojë çdo dëshmitar.
Si kanë mundur të pijnë e hanë, ngado ku qenë?

Si kanë mundur të rrinë kafeneve, si hije teatrosh.
Restoranteve, parmakëve të urave
me cigare, coca-cola, tallje filmash të rinjë?

Dhe dor droge nëpër duar
atyre ditëve, atyre kohëve
në Pejë, Prizeren….. Prishtinë?

Si kanë mundur të gjithë të flenë,
të argëtohen, të udhëtojnë,
sikur dielli është bërë vrimë e minjve?

Si ka mundur edhe hëna të ik tek shpellat
e kusarëve të zinjë, sikur s´ka ndudhur gjë,
vendin e marinuar me ushqime kanë shtrirë….

05..03.2019
Hamburg

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com