Më fal – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Më fal
Më fal që të telefonova
thjeshtë desha ta dëgjoj zërin
atyre netëve të vetmisë,
deshta ta dëgjoj
togëfjalshin tëndë të përshëndetjes.
Më fal nëse të kam lëndu me fjalë
nëse pa dashje të kam thënë gjë
më fal nëse të kam lëndu në shpirt
një ditë do ta kuptosh
dashurin time ndaj teje.
Më fal për lotët që ke derdh
më fal, të lutem më fal
dua që buzëqeshja të jetë
në fytyrën tënde, jo mrrola.
Më fal për pritjet që i ke bërë për mua
në borë, në shi, në diell
më fal…….
Xhevat I. Prebreza 30.03.2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com