Nje dite – Eva Zoto
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Nje dite
Nje dite, do te shkoj, kete e di,
pa mundur, te bej sadopak zhurme
hapat, do i kem te lehta, sigurisht
se ja, keshtu isha dhe do jem une.
Vetem, do ju lutem per dicka
jo te gjitheve, (ajo eshte e ditur)
tufa lulesh, eshte e kote te sillni
s’i mbaj dot, mbi trupin e sfilitur.
S’dua te me beni as kurore
as dhe lote mos derdhni, te penduar
ju, qe deri dje, perdoret c’do menyre
per te me ulur, per t’me gjunjezuar.
Dua, qe te jem e qete diku,
pa probleme e trazira, mendjes turbull
te shpelodhem, nga kjo rruge e gjate
me lejoni, te prehem e lumtur …
Eva Zoto
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com