Pa ty – Xhevat I. Prebreza
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Pa ty
Pa ty rruga më mbeti
n’gjysë
mu shtrua me therra
mu ba me llogore.
Pa ty fryma mu ndal
as frymë nuk mund të marrë
syt mu skuqen prej lotve
e zemra ngadalsoi rrahjet.
Pa ty as trandofilat
nuk qelen këtë verë
as dallëndyshja
nuk e bani folen e saj
në traun e shpisë s’vjetër
Pa ty rrezet e diellit
humben, u ba dita e vrant
Shiu filloi të bjen
e unë i lagun, e i vetëm ecja.
Pa ty zanat nuk shkuan
te kroi i lugines së madhe
nuk këndoi as kanarina
atë mëngjes.
Pa ty vendi ynë
ka mbet bosh……!
Xhevat I. Prebreza, 28.03 2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com