Pena e poetit nuk ka ndalje – Fetah Maliqi
Pena e poetit nuk ka ndalje
Çdo poet nis me punë të mbarë,
për penën e artë që mbanë në duar,
i buzëqesh fytyra, si shkrepa mbi kokë kohe,
vargjet e tij, poetëve qëndrojnë.
Pena e poetit nuk ka ndalje,
këtë e di dhe pushteti,
këtë e di dhe qielli dhe retë…
Shkruajnë, botojnë, udhëtojnë
drejt pushtimesh të hapsirave të reja,
duke shënuar rezultate, duke afruar fryte,
rrugë të reja e për të arritur edhe më
caqe, qëzimi, bindje dhe më të thella,
së kaluari ura e ura e ura.
Mos u ndal, poet/e mos u ndal!
Ti ke anëne popullit të pamposhtur,
ti ke anën e muzës së shenjtë!
Mos u ndal, as ti, njeri i thjeshtë,
se edhe ti je si pena e poetit
si shqiponja lartë nga qielli,
që kurrë s‘ka ndalje…!
01.03.22
Hamburg