Poezia është muzikë – Rrahim Billa
Poezia është muzikë
Thonë molla është hurmë
Vargu me rimë , hiç nuk shkon
Por ta dini : – Jo çdo zhurmë
Është muzikë kur e dëgjon
Thonë , kot gërthet bilbili
Zëri i sorrës të mahnit
Nga shpendra çel trëndafili
Si floriri , shkrumbi shëndrit
Ah!… Nuk mundem që t’i besoj
Gjërat duken , flasin ndryshe
Myshk e lule , s’jan njëlloj
Krimbi s’bëhet… dallëndyshe
Thonë për besë… E kam nii
Por unë mund të them , pa frikë
S’mund të jetë kurrë…poezi
Po nuk tringëllin… muzikë
Ka shkëlqim , si gurë i çmuar
N’errsirë shkëlqen e bën dritë
Pse s’ka nota pentagrami
Të çlodh… si të jetë muzikë
Shpirtit dritë , si një magji
Forcë të jep , të përpijsh retë
Kjo unë them , është poezi
Vitet shkojnë , ajo ka jetë.
17 / 4 / 2020
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit
janë të rezervuara)