Rrëmbem’ si pranverë ! – Drita Haxhillari
Rrëmbem’ si pranverë !
Në udhën mister,pa krye,pa fund,
etshëm në oazë,e heshtur,pa buj’
cikje therëse…gërryen e shkund,
shkelmoj kripërat,për një pikë ujë.
Të strukur të dy,retë kemi çati,
të tkurrur,pa një grimë shpresë,
gdhir’ e ngrysur,as shi as stuhi,
truk shuplake,enigëm që s’vdes.
Dikur…ishim ylber në univers,
gjunjëzuam lakmitarët plot vrer,
tani,të huaj,gjithçka mori ters,
kthyer në dimër,në akull,mermer.
Përulur në ankth,ndrydhur në lot,
pauza frymimi,si të zënë në grykë,
provuam Diellin,përse rrebesh sot,
ishim si dy yje,si ne s’kish të dytë !
Rrëmbem’ si pranver’ në ç’do stinë,
bëhu fener,si dritë për këto dy sy,
shkrije ngricën,të rrjedh në gremin’
në këtë botë jam me ty dhe për ty !!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:01.04.2022