August 4, 2024

S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” ! – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’ka vdekje ….për “bilbilenjtë” !
—–
Pse s’më le të qetë legjenda ?
Kush kanë qënë në të vërtetë ?
Thonë se zjarrin, kishin brenda
Thonë se “ flaka “..ishin vet .
—-
Mundet ,të kenë qenë më shumë
S’është çudi edhe më pak !
Mjekër rriturit , nën gunë .
Flokë shuprishurit….kaçakë !
—-
Ehhh ç’i hapët punë, Turqisë !
Nëna, një herë i’u pat lerë !
Kok’krisurit ….e Labërisë
Që hidheshit përmbi bejlerë !

Luftën.. se bëtë si Tafili
As dhe si Zenel Gjoleka
Tjetër lloj lindën Bilbilat
Nëpër hone,nëpër shkrepa !
—-
Kur qëllonit me pisqollë
Tundej dheu gjer në male
Kush e di se sa taborrë
E sa vezirë, i vutë në halle !
—-
Grisët rroba, e shajake
Ca nga drizat ,ca nga era
Mbas beteje ,hidhnit valle
Ju “kaçakë” ,me fustanella !
—-
Ç’pati Mali i Gjërë, që heshti ?
Çajupi me kokë mënjanë !!…
Hodrija sa shumë i deshi
Bilbilenjtë, të gjith’me pallë !
—–
Hajde Bilbil Shako, djali !
Bashkë me Bilbil Resul-në
Të trembëdhjetë… i tund litari
Vanë vet… se dot, si zunë !
——
Thonë ..në male shkriu bora
Borë e bardhë, që kishit mallë
Thonë.. se para këngës labe
Ndezët këmbëkryq cigarë !
——
Një nga një në degë të lisit
Me shpoti qeshët aganë
Në qafë vutë litarët vetë
Të rënët si…. në përrallë.
——-
Labëri vend i stërrallit
Ja pse qënke një legjendë !
Bijtë e tu në buzë të varrit
Vdesin sikur prapë kanë lerë !
—-
Pse bilbilenjte shkuan ne litare vet ?
Historia na tregon, se veziri i Janinës kapi te gjithe familjet e tyre me femije gra e pleq dhe u dëgoi lajm, se nese nuk do të dorëzoheshin, do ti vrisnin te gjithë familjet e tyre pa mëshirë.
Nese ata do te dorezoheshin, veziri do falte familjet dhe do dënonte “bilbilenjte”. Bilbilenjtë pranuan kushtin e fundit, prandaj thuhet, se shkuan në litare vet. Quheshin” bilbilenj” nga që në përberje te kesaj çete, kishte 2-3 kaçakë me te njetin emër Bilbil.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com