Dil jashte moj ze violine – Adriana Kongjini Bala
“Dil jashte moj ze violine”
Me kerkoi bora ndryshe,
Me kerkoi dhe pranvera,
Me erdhen dallandyshet,
Mbi dritare dhe tek dera.
Sec ra era trendafili,
Vasiliko bie ere ballkoni,
Zerin nga brenda ne shtepi,
Ze violine degjon gjitoni.
Miremengjes moj ze birbili,
Miremengjes kaproll I prillit,
Miremengjes ju dallandyshe,
Ne fole qe jetoni dyshe.
Me kerkove dhe me gjete,
Ne ender me mua “fjete”,
As pranveren nuk “pyete”,
Nuk “pyete” male dhe dete.
Miremengjes ju lule maji,
Miremengjes ju bukuri,
Jo per mua nuk eshte faji,
Se kam rene ne dashuri.
Dil jashte moj ze violine,
Dhe merja kenges sic ti e di,
Mos me maros mua te zine,
Eja te kendojme te dy ….
Autore
Adriana Kongjini Bala