August 4, 2024

E vogla ime – Eva Zoto

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E vogla ime

Sot, u nise per shtegetim, e vogla ime
ishe fill e vetme, valixhen, per shoqeri
koken, pas e mbajte me syte, mbushur lot
edhe une fshehtas qava, po ti, kete s’e di.

Ishin lote malli , lotet e nje nene
tek ju percjell heshtur, udheve, harruar
per ca kohe s’do shihemi, e ndiej largesine
ti, ne anen tjeter e une, perkundruall.

Sa do deshiroja ne ate cast largimi
te isha se paku, nje shamize e vogel
te strukesha thelle, ne xhepin e palltos tende
e te dya bashke ti vinim botes, rrotull.

E di, pune qe s’behet se, kam plot detyra
une e ti i dime e, s’i ndajme dot ne shoke,
prandaj shpirt i nenes, ndahemi shume here
e me gjithe deshiren, behemi prape tok

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com