Letër lamtumire…- Ylli Meçe
Letër lamtumire…
—–
Ka ndodhur vite më parë, kur shëtisja i qetë
rrugës së bregdetit plot rërë
Ftohtësia e fortë e erës me piruet më uli ngatërruar
një zarf ,te këmbët e mija
Kureshtar mendova: Te jetë kjo letër e humbur,
apo vinte prej detit të gjerë ?!..
Teksa e mora disi me ndrojë dhe qetësisht, fillova leximin
në” bar-bufe “Rinia”
——–
I dashuri im! Ndofta kjo është letra e fundit ,shkruar
nën dritën e hënës së plotë
Ajo po aq sa unë e trishtuar herë mbas here del,
por dhe fshihet sipër përmbi re
Vuan dhe ajo që s’di të shkruaj, veç kuptohet,
nga mungesë e dashurisë ka ftohtë
Mbase i vjen dhe turp që fshehtas lexon letrën
fundja s’ka çi duhet, ç’na ndodhi ne !
——
Ti më ike e unë somnambul bisedoj si e marrë me ëndrrat
në gjumë…. e zgjuar
Besomë! Kam ditë që shikoj” Borbardhën” por nganjëherë
dhe ujkun me kecër
Trembem kur me kapin prej krahu të shtëpisë dhe ata
qajnë po aq të shqetësuar
Teksa pëshpëris me vete me këmishën e bardhë:
Përgjithmonë iku apo do më vijë nesër ?!
——-
Vlera e dashurisë s’mund të kuptohet prej atyre,që në krah
i kemi, por kurrë s’derdhën lot
Jo..jo! Të më besosh mua të marrën, që prej saj jam
në zemër, përjetësisht dënuar,
Po qe se të gjitha retë e qiellit t’i mblidhja e t’i shtrydhja
mbi shpirtin tim fort e fort
Përsëri nuk do të mjaftonin, dashuria e madhe
kur hap plagë…vështirë për t’u kuruar !
———
Tashmë unë po të le i dashuri im ! Gabimisht mbase..
e lamë njeri tjetrin për ca fjalë
E di, se gjithë jetën time do jem e përgjumur si në përrallat
me të bukurën” Hirushe”
Nëse prej teje arrita të shtatë qiejt e lumturisë
dhuratë prej dashurisë së parë
Dhe në varr prej saj e dehur… ëmbël do të them:
I dashur dhe një herë gotën time mbushe !
Epilog
Duke pirë kafen shikimin tej në horizont e hodha
në detin plotë dallgë sa një mal trazuar
Të tillë letër lamtumire, për dramën e një shpirti anonim ,
një vajzë jo poete, me lot e pat shkruar.
—-
Shkëputur nga libri “Zemërimi i Diellit”- gusht 2019