Se linda pranë detit – Muça Vladimir
Se linda pranë detit
Kur linda
Njelmësi e kripës
M’u bë pjesë e shpirtit,
Puthje dallgësh mora në fytyrë,
Qiell e detë në kipsin tim
Më mbeti në sy
Si i pari përshkrim.
Lundrova mes dashurive për detin,
Mora të përjetëshmen mirësi,
Duke kalëruar kreshtat e dallgëve
Velore m’u bë shpirti im.
Lundërtarë në hapsira blu,
Në martesat e ndezura qiell-detë
U mbyta në fundo
Në sytë e tu.
Që atëherë
Dashurinë e mas me kreshta dallgësh,
Se dhe dallgët kanë dufe dashurishë,
Ndaj si kamelie, me krahë pulëbardhe
Të ndjek Ty me dallgët në sy.
Ndaj në sytë e tu velore jam
Me timon të thyer lundroj kuturu;
Se dallgët e shpirtit lakmoj
Kur dalin kreshtashkumbë,
Me vrullin vuuuuu!…
Ç’MË ZGJOVE KUJTIMET
Ç’më zgjove me shkronjat e çatit.
Mitare m’u çfaqe me sytë përdhe,
Në shpirt më dogje si prushi zjarrit
Kur fshehur nën hi, i ndezur fle.
Ç’djall erdhi tek unë pas kaq vitesh
E librin e shpirtit zu të shfletojë?!…
Në zemër më solli lumë ngashërimesh
Në shtratin e tharë, të historisë Trojë.
I mblodha ato shkronja, talisman ti bëj,
Me mollëzat e gishtave i prek lehtë;
Ti si derizhabël më hijezon në qiell
Si një pushtim alien, i beftë.
THINJAT E KUJTIMËVE
E kanë prerë pyllin
Ku ndër gjethe
Mbeti fishkëllima ime,
Dhe një dritë syri
Mbi to qelibarë.
E kanë tharë kroin
Ku ujonim dashurinë
Të dy bashkë.
E tani,
Unë tretem mallshëm
Në thinjat e kujtimëve,
Në kërkim të rrënjëve
Që ato kanë.