Si yll drite – Rrahim Billa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Si yll drite
Pse më hedh shikim të zjarrtë?
Shpirtin pse ma djeg?
Më kujton kohën e artë,
Që s’mundem ta prek.
Vezullim t’shkëlqen fytyra
Si drita plot nur.
Më kujton lulen plot ngjyra
Që pata dikur.
Si yll je e shumë ngjason
Si ajo nuk ndrit.
Përse zemrën më shkrumbon
Larg prej meje ik.
Heshtën që e kam në zemër
As mos e lëviz.
Si ajo s’ka tjetër femër
Shpirtin mos ma ndiz.
Qe e bukur…si yll drite
Por nuk pata fat.
Dhëmbja rritet nëpër vite
Dhëmbje që s’ka cak.
Rrahim Billa / Albania
Shk. nga lib. “Thërrime Diamanti”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com