Fakte që flasin – Rrahim Billa
Fakte që flasin
Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë na flet , bota sot?!…
Kur në sytë e miliona fëmijëve , shikojmë trishtim e lot.
Miliona fëmijë të uritur…pa darkë ulen të flejnë.
Peshën e varfërisë , mbi shpatullat e tyre të njoma…e ndjejnë.
Shpatullat e tyre…si petalet e luleve në lulëzim.
Nuk mundet të mbajnë atë peshë sfilitëse…atë mjerim.
Në heshtje të plotë bota , nuk merakoset…as nuk bën zë!
Sikur flitet për planete të tjera , sikur s’ka ndodhur asgjë.
Ndërsa miliarderët , mbi fatkeqësinë e këtyre fëmijëve…
vallëzojnë të shfrenuar.
Plënca që mezi lëvizin , sikur rrokulliset ndonjë qenie e përçudnuar.
Kjo botë , plënc – mëdhenjëve u jep njëmijë shanse…për t’u pasuruar.
Ndërsa miliona fëmijë , nuk kanë as bukë të hanë…për të jetuar.
Vallë për çfarë arritjesh , aq shumë na flet bota sot?!…
Kur fëmijët , në vatrat e luftës…
i mbyt në gjak e në lot!
Kur më shumë armë shkatërrimtare…se drithëra buke janë prodhuar!
Në ankth e pasiguri , gjithë njerëzimi…keqazi mbërthyer , i rrezikuar!
Kur shoh që edhe fëmijët vriten pa mëshirë , një therje ndjej në kraharor.
Të tmerrshme janë për njerëzimin , të tilla krime…ky terror.
Fëmijët janë e nesërmja plot shkëlqim , për njerëzimin.
Përse u dashka të përballen me luftëra…me vuajtjet e mjerimin?!..
Popujt nuk kërkojnë luftë , por duan të jetojnë në paqe e harmoni.
Të kthejmë buzëqeshjen tek çdo fëmijë , atë buzëqeshje hyjnore…
plot çiltërsi.
Fëmijët janë burim i pashtershëm , i lumturisë e gëzimeve për njerëzimin.
Pa buzëqeshjen e tyre…as dielli nuk e jep të plotë ndriçimin.
20 / 04 / 2022
Rrahim Billa / Albania
(Të gjitha të drejtat e autorit ,
janë të rezervuara)