August 3, 2024

Sa shumë deshta – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa shumë deshta

Sa shumë deshta
mëngjesi me të gjetë
të fjetur në gjoksin tim
të zgjoj duke ti puthur
syt e përgjumur.

Sa shumë deshta
t’i shoh zogjët në dritare
duke kënduar
e të zgjohemi me zërin
e kanarinave të mëngjesit.

Sa shumë deshta
rrezet e diellit të na i marrin syt
e ta fusim kokën nën çarçaf
të rrim ashtu të shtrënguar
tërë ditën.

Sa shumë deshta
nata të na gjej në shtrat
në mes prerdeve t’i shohim yjet
duke xixëlluar me rrezet e hënës
gjumi të të zë duke ti lëxuar vargjet e mija!

Xhevat I. Prebreza, 23.04.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com