U ktheva – Xhevat I. Prebreza
U ktheva
( Kushtuar një të riu që kur erdhi nga kurbeti, i gjeti të varrosur anëtarët e familjës nga lufta, përveq një vëllau)
U ktheva në vendin tim
aty ku linda e u rrita
u ndala para oborrit që loza shumë
vura duart në derë.
Heshtje, askë se shoh
përveq një pëllumbi
mbi trarët e dyreve.
Hyra në oborr dhe u ula
putha tokën e mbuluar me therra
rrjetat e merimangave
kishin mbuluar dritaret e dhomave.
I thirra të gjithë me rend
askush nuk u përgigj
përveq një zëri nga prapa
që ma vuri dorën në krah.
Kur u ktheva, pash vëllan
syt e tij të mbushur me lot
“bëhu i fortë” më tha…..
“ata shkuan, nuk kthene më”!
Shkova dhe i takova tek varret
u qmalla me ta, fola dhe qava
mbi dheun e tyre
që fijet e barit kishin nis t’ju binin.
Ju betova se më nuk kthehem
në atë kurbet të zi
atje ku rinia më shkoi
do të rri me ju, do të zgjohem me ju
do të jetoj me ju!
Xhevat I. Prebreza 13 04.2022, Prishtinë