Udha për në Parajsë, është vetë ferri – Ilmi Cani
Udha për në Parajsë, është vetë ferri. Shijo ferrin, nëse do parajsën!
Thonë që një foshnje e vdekur, të zgjat dorën nga parajsa dhe ky nuk është shpëtim.
Parajsa, është aty ku ka shkuar ai ëngjëll; pa mëkate.
Ti mëkatari, kot shpreson.
A mund ta mbajl një ëngjëll peshën e mëkateve tua, për të të dhuruar, dritën e parajsës?!!
Ai ëngjëll, nuk të ndëshkon, se është krejt ëngjëll edhe pse e ke mbytur ti.
Për të mbërritur ye Parajsa, shijo Ferrin e lutju atij foshnje të të falë; se ti e ke mbytur, pa parë dritën e Ferrit me sy. Ti ishe ferri vet për të. E çove në parajsë.
E mbyte. Ia shkurtove udhën e ferrit. Se tu dhimbs vetvetja. Fort e vështirë, tu duk sjo udhë, nëpër zjarr të ferrit. E mbyte foshnjën. E çobe ëngjëll përtej ferrit.
Ai qe parajsa për ty. Jo ferracak.
Digju për gjithë jetën, me shpresën që të të zgjasë dorën ëngjëlli që vrave!
Ai, nuk do çante legenin tënd;
Për të dalë në ferrin e mbijetesës.
Ai nuk do pinte qumësht në gjirin tënd, për të qenë i fortë,
Në udhët e ferrjetës.
Qenë të lodhëshme këto,
Të dhimbshme;
Për dëshirat, pasionet tua meskine;
Për të liruar këmbët;
Për të qenë e lirë.
Lumturia jote shijon ;
Mizorishë tua.
Foshnjen se vret dot pas shpine.
Mundet ta vrasës një burrë pas shpine.
Të shijosh parajsën tënde, që nuk zgjat shumë;
Që shumë pak zgjat.
Shko nëpërmjet ferrit;
Në parajsë në paç fat