August 3, 2024

Bisede me tim bir – Eva Zoto

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Muaj te mbare ju uroj te gjitheve

Bisede me tim bir

Mama, me fliste zeri pertej telefonit
ishte im bir, nxituar per pune
po te flas tani, ta bejme rrugen bashke
se nuk kam shume kohe, vone jam une.

Mire, bir i nenes, por ec me kujdes
se, ti gjysme zgjuar vrapon per ne pune
kurse nga tavernat, baret, kabarete
kthehen ate ore femijet e pagjume.

S’kane faj ata, keshtu i edukuan
me parate e prinderve, hedhin poshte gjithe jeten
s’duan t’ia dine kush eshte ne krah te tyre
mjegulla u mbulon syte dhe s’shohin te verteten.

Dhe vertet, ashtu ndodhi ate dite
sa here telefonin nderonte neper duar
ata, perplaseshin mbi te, te pa mend
atje tek ikte per ne pune, nxituar

Kushtuar dites se sotme,dites nderkombetare te punetoreve.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com