August 3, 2024

Më përqafo – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË PËRQAFO

Sot më përqafo
dhe më thuaj se më do
më përqafo shumë
të dehëm me dashurinë tënde.

Sot më përqafo
të mos na ndaj asgjë në botë
edhe shtrengatat
në e rrafshofshin botën.

Sot më përqafo
se nesër mund të mos jem
mos të më mbes brengë

as puthja jote.
Sot më përqafo
mos më le të ik
mos më le të vetëm
dua çdo çast ta përjetoj me ty!

Xhevat I. Prebreza 30.04.2022, Prishtinë

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com