August 3, 2024

Boshatisje – Blerim Muriqi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Boshatisje

Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë
Ikën të rinjtë,
bollshëm ka vetëm pleqëri
dhe për çudi; ka zënë mos duket tepri!

Rend plakjen lagjes, ia prek fytyrën
zharisin rrudhat; mërzi si je katandisur kështu?
Pyes trishtimin.
Ca pleq ngelur kanë mbet
e djeshmja iku diku larg, shumë larg…

Gjithçka më sillet vërdallë
dhe mikja e mirë më tha se donte t’ia mbathë.

Në pashpresë hyj me këmbë të mbarë,
bërtas në kupë të qiellit;
si po plaket kështu atdheu

Hiq nuk ka hare pa nipër e mbesa,
pa zhurmë, gëzime e ngatërresa
lojërat harru i ka edhe sokaku
as gëlon as gjallon, aty këtu vetëm gulçimë plaku

Kanatat portave rrinë varur
hapen a mbyllen askush nuk i pa,
gjithçka pezull rri
për pak gjallëri, fëmijë e rini.

Që kur mortaja ka nisë të bjerë
ikja dhe vdekja janë bërë njësh,
e kam me ty o sylesh
që kamjen ke e ikjes resh.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com