August 3, 2024

Numëri i heshtur – Sofia Gjinika

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Numëri i heshtur

Ti më del në ëndrra natën, o Nëna ime
E di që ditën vajza jote merret me punë
Kur punoj atëherë kujtoj djersën tënde
Duart e lodhura, s’thanë u lodhën kurrë

Për shembull, dua të bëj një qumështor
A tjanisëla me gjethe kopështi të njoma
Të të telefonojë nuk më vjen aspak zorë
Numëri tënd ka heshtur, ka rënë në koma.

Sobës gatuajë dhe jo si Ti në flakë zjarri
Ti Nëna ime e arrite këtë kohë moderne
Më thuaj ,s’i mund mos të shkrepet malli
E vërtetoj,se nuk bëhen njësoj byreqet.

Qeshje Ty kur thoshje ,ju ka pjellë kokoshi
As tym, as mundim, në dorë vjen çdo gjë
Veç rrugët e botës, mos e mos’qofshin
Ah,Nënë, kishe të drejtë, aq sa ska më.

Neve o Nënë çdo gjë nga pak e paksuam
Dhe fëmij nuk bëjmë, i duam, një ose dy,
“Pulat e kotecit” o Nënë, djallin e zgjuan
Dhe “gjysëmgjelat ” u bën “Zot e zotri”.

TI dije të gjitha këto do mallkoje kohën
Po unë çfarë të mollois që çdo ditë i jetojë
Dashuritë si gjethe e thatë vet shkërmoqëm
Ka pak,nuk them, por nuk është më njësoj.

Tani ndalojë, as më pyet dhe Ti diçka ?
Pyet pa ndrojtje, a ndoshta nuk jeni e lirë?
Pyet moj Nënë një e nga një, ç’janë këto brenga?
Oksigjeni i fjalës të më heq ndonjë thinjë..

Ti o Nëna ime, natën del me yjet dhe hënën
Në gjurmët e agimeve kur ëndërron vajza
Thërras si fëmijë, Nëna, Nënë, o e imja Mëmë
Të të kisha afër dhe le të mungonte kafshata.

Sofia Gjinika
Sarandë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com