Vertete vetmi… – Nexhi A Tahiri
Vertete vetmi…
Ndjej ne kete bote qe vuan e perpelitet si shpirti im,
Qe hesht e shikon jeten qe po me iken e trazuar
Si dallget e detit ne kete dite maji me diell , por e trishtuar.
Kur shpirti dhemb e dhembja cirret e me shikon
Syte e mi qe jane te perlotur e lotet mblidhen ,
Me flasin ne gjuhen e tyre pa pushim
Mos hesht por klith e nxirre jashte ate trishtim ,
Qe zemer e lodhur, e gjakosur te nise te rrahe me guxim .
Ke qene e qete , perse qetesia te ka humbur
Dua te shkund nga kjo lodhje duke te shkundur
Nga mendimet qe te hidherojne
Hidhi tej ne dallget e detit te shkojne,
Jeta nuk ka marre fund per ty tani
Gjithmone ka nje shprese te kthehet buzeqeshja
Ne syte plot drite e jete perseri….