August 3, 2024

Ikin zogjët e shqipës – Besa Januzi-Rexhepi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Titulli: Ikin zogjët e shqipës
Data : 15 maj 2022
Vendbanimi: Michigan

Nuk i dëgjoj kumbanat e bagëtisë,
Ka kohë as blegrimën e deleve nuk e ndi,
Ku shkuan, ku humbën, ku u tretën ku?
Vendi po shkretrohet, gingjat nuk blegrojnë.

Mbetën shkret malet, fushat e kodrinat,
Po ikin të rinjët e nuk po ndalën,
Po i lënë këto troje pa zot,
Këtë vend të bekuar, mos more mos!

Dikur bariu i binte fyellit,
Jehonte melodia që knaq shpirtin,
E tash ku është bariu, ku humbi, ku?
A po dëgjoni more bilbilin,
Ai nuk këndon më po qan.

O fyell, melodia e bjeshkëve të mia,
mal në mal e shpat më shpat,
Melodin tënde akoma e dëgjoj,
Asnjëherë se kam harruar.

E ne kokqarët po e lëm tokën djerr,
Vendin pa njeri, pa gjënë e gjallë,
Kjo i duhej armikut.
E çfarë kohe prita unë e mjera,
e çfarë po përjetojmë.

A po dëgjoni bilbili nuk këndon më,
Po qanë për bijët e shqipës,
Folet që po i lënë shkret!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com