Më kujtohet – Xhevat I. Prebreza

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË KUJTOHET
Më kujtohet dita kur të njoha
ishte janari i vitit të ftohtë
kur hyre me faqe të skuqura
mollzat e faqeve të ishin ngrir.
Më kujtohet kur syt e tu
xixëlluan në syt e mi
loti i ngrohtë ngriu në faqe
buzëqeshja ta shtoi nurin.
Më kujtohet kur bëlbëzuam
fjalët e para, pa njohur njëri-tjetrin
gjithçka na dukej ëndërr
u njohëm shpejt, sikur njiheshim që moti.
Më kujtohet kur mu hodhe
në përqafim,
e puthjet i le më vonë!
Xhevat I. Prebreza 18.05.2022, Prishtinë
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com