Po shkon goca me mbush ujë – Besa Januzi-Rexhepi
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Titulli : Po shkon goca me mbush ujë
Data : 20-05-2022
Venbanimi: Michigan
Atje te mali ish një krua
Po shkon goca tu e kënduar,
Me mbush ujë te ai krua,
Ujë të ftohur të kulluar.
Atje ish një djalë i ri
Tu pushuar, ujë tu pi,
Shtat gjat e sytë e zi,
Kur pa gocën tuj kënduar,
Ja muar mendjen bukuria,
U ndal goca e hutuar
Ik mor djalë se po vonohem,
Babë e nënë më presin në sofër,
Ujë të ftohur nga kroni duan.
Mori gocë moj bukuri
Më mahnite me bukuri,
Kurr s’kam pa k’so bukurie,
Do i qoj mësitët me të lypë.
Mos u tall o djalë me mua
Ajo kohë ka ikur që moti,
Do të pyes o djalë për ty,
Do të vijë unë prap këtu,
Do t’i them vetëm dy fjal