Po te ishte! – Eva Zoto
Marr shkas nga nje post i Mitro Gjokes qe sapo e lexova dhe po u hedh disa vargje. Ju uroj nje dite super te gjithe miqve dhe jo te mite.
Po te ishte!!!!
Po te ishte koh’ e vjeter, ashtu, sic ka qene atehere
mos te kishim asgje tjeter, vetem buke e krype e nder
Po te ishin ata njerez, plot me vlera e vyrtyte,
po te qene dhe ca te tjere, pa dallim xhepi, nder vite
Po te ishte bota e lire, ne mendime e te vepruar
po te ishte pa sinore, vec me nje leter ne duar.
Po te ishte barazia, ndermjet meje edhe teje
po te ish dhe gjak i paster, qe te na levrije nder deje
Po te ishte sofra shtruar, per fukara e te pasur
po te ish, shtepia ngrohur e pa krisur e pa plasur
Po te ishte mire dhe nena, qe na mba ne gji plot drite
po te ishte gjalle dhe baba, mrekulli mbi mrekullite
Po te ishte leku leter, te mos varej nga askush
po te ish dhe xhepi qepur, qe plot doren te na mbush
Po te ishte qeveria vetem me nje kryetar
po te ishin gjithe te tjeret, te ngopur e me karar
Po te ishte Perendia, ajo nje dhe s’ka te dyte,
atehere, do ishim “NJEREZ”mbi te gjitha perendite