August 3, 2024

Plaga e shpirtit te saj – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PLAGA E SHPIRTIT TE SAJ
——–
Ajo kalon si një fantazmë poshtë kullës së sahatit
Endet kuturu e as vet, mbase nuk e di ku po shkon
Këmbëzbathur ecën pika gjaku që i kullojnè asfaltit
Sa e çuditëshme! Një grua, me vete diçka bisedon..!
—-
Në atë qytet, thonë se dikur, dikur paskish qenë
Një lule a petal i bukur , (mund të jetë e vërtetë)
Thonë, kur dilte ajo, natën shkëlqente si një hënë
Dhe në ditët me shi, dielli më tutje do shtynte retë
—-
Ja kështu habitshëm e pashë jo pak i lënduar
Ç’të kish pat kjo grua që rrugës qeshte me të qarë?
Zemra se ç’mu drodh..e qofshin të gjithë mallkuar
Ata që keq e goditën e shpirtin i’a patën vrarë !
—–
Ajo tashmë, ecën e gris nga xhamat ç’do reklamë
Dëgjon dhe hoxhën, majë minaresë duke u lutur
Shtrëngon grushtat e nga thonjtë, duart me gjak i lan
Sa e habitëshme, rreth saj endet papushim një flutur !
—-
Ajo dhe sot nëpër rrugët pa rrugë, endet andej kuturu
Veç plagën e shpirtit të saj e ka dhe qyteti ynë gjithashtu

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com