U prish dynjaja – Xhelal Hoxha
U prish dynjaja
Ani edhe bota le ta merr vesh
U shit nderi, morali shkoj për pambuk e lesh
Në mes të qytetit me za t’nalt thërret telalli
U prish dynjaja, po folët e përfolët shpesh
e thonë edhe pleqtë këmbëkryq në sheh
Tërë natën zgjuar si vampira
Zveshur, pispillosur si patate të mërdhira
nuk flasin si duhet, bile edhe të vejnë bishta
nuk flasin me za, por kanë nis me fol me gishta
Po ndodhi ra rrjeti apo mos me pas internet
Të bëjnë kahre, të bëjnë për ibret
Ka humb dashuria është rritë varshmëria
në vend të fjalëve të ëmbla, nga goja u del mëria
Prandaj, o njerëz, ju thërras të keni kujdes
që e ardhmja të mos na vjen me ters
rininë të ardhmen tonë, ta mbani sa më pranë
shpërndani dhe zbatoni këshillat e të parëve tanë
Ta duam vendin e më pak të lakmojmë kurbetin
Që sytë e tanë ka rruga të mos mbesin
të forcojmë vlerat, të shtojmë më shumë dashuri e njerëzi
mos të na vij puna, zi e ma zi.
Xh.H