Do doja të pikturoj – Sofia Gjinika
DO DOJA TË PIKTUROJ.
Do doja të pikturojë buzëqeshjen tënde
Ashtu, pa i hequr, as pikë dhe as presje
Të imtën, djallëzore, shqisat kur përkundet
Se tek e fundit, është një lloj buzëqeshje.
Pa lejen, se patjetër do më kundërshtosh
S’do të ofendoj dhe as ironinë s’ta vras
Në fund të fundit edhe vet do ta pranosh
Sa për krahasim, do vë një tjetër në krah.
Ja, ta bëjë sikur ti, përtip ushqimin mëkat
Të parafytyroj një grua të varfër para teje
Dëborën akull ta lexon syve të tu qesharak
Largohet, por mbetet gjatë kjo buzëqeshje.
Do ta pikturoj se është dhe karaktrristike
E keqja që kënaq do merret vesh në fund
Disa vija të imëta, djallëzore, të çuditshme
Gojën e sytë e bukur, më mjafton t’i përmbush.