August 3, 2024

Nderi i njeriut – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDERI I NJERIUT

Nuk ka jo, më të shtrenjtë te njeriu në jetë
Se sa nderi që na bën të ndihemi aq krenarë
Ari gjithë botës kurrë kët ‘vlerë s’mund ta ketë
Se nderi or miq e mi, s’mund të vihet në kandar
…..
Të jesh ballë lart s’është e lehtë, por e vështirë
Ndaj është e vërtetë, se çdo ditë ai veç kultivohet
Nëse marrim urtësinë, kudo nga njerzit e mirë…
Jo vetëm shpirtrat tanë, por dhe kombi lartësohet .
…..
Nderin e kemi në ballë, e në grykë te pushkës
Mund të jetë me ne, përherë bashkëudhëtar
Ai na ndjek si parmenda, në ugaret e fushës
Nderi ësht’ provë per Atdheun e më i larti altar

Ka njerz, që nderin lehtësisht e hanë në pjatancë
Të zvarritur, nuk s’kuqen e kurrë s’kanë pat qeder
Pandershmëria e tyre zvarritet të ngjitet në balancë
Dhe interesant….. çuditërisht betohen : Për nder “!
….
E kush nuk e di, se ata betohen për paturpësinë?
Se poshtërsia e padenjë qëndron te vetë ata !?
Pse rastësisht të ketë dalë nga goja e popullit
Se ai s’ka aspak nder dhe turpin me bukë e ha ?!
….
Nderi qenka një pasqyrë e madhe për çdo njeri
T’a ruajmë si sytë të mos na bjerë e thyer në tokë
Se në rëntë, mbase copat mund t’i ngjitim përsëri
Po krisjet e saj që na shoqërojnë a do i zhduknim dot ?!…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com