Thuamë, o bir! – Venetike Cako Miraka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
THUAMË, O BIR!
Thuamë, o bir, se kur do të vish,
Fol, ku je, e thuamë një fjalë,
Oh, ta di se kur do të mbrrish,
Si vetëtimë qiellit para do të dal.
Rrugët le të jenë me borë mbuluar,
Flak’e mallit dhe akullin do shkrijë,
Do dal nëna kaq shumë përmalluar,
Me lotë e mall fytyrën të të ndrijë.
Thuamë, o biri im, kur do vish?
Mos ma lër syrin të mbytet në lotë,
Thuamë të nisem e në qafë të të marr,
Zemrën nënës pse ja bën copë?
Venetike Cako
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com