August 3, 2024

K’hajan…. përse më zgjove kaq herët?! – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

K’HAJAN…. PËRSE MË ZGJOVE KAQ HERËT?!!…
———
Më thuaj të lutem Omar, pse më zgjove kaq herët ?
Vërtet ç’pati ajo vajzë sot, ç’pati me vargjet e tua?!!
Më mungon shumë t’a pinim sëbashku një gotë verë
Ti si një” ëngjëll” i mirë dhe unë…si ” shejtani “në pèrrua !
—–
Do të habiteshe, o i pavdekshmi K’hajani i Persisë
Sakija vrap do vinte te ne, me gota, shishe e hinkë
Çakërqef do t’më pyetje, si janë vashat e Shqipërisë?!!.
Teksa unë si lab, dollinë për to, do ngrija me opingë !
——
Ti botën, shpejt rrotullove në tavernë ,kur pije verë
Të dehu marrëzisht ajo , më e bukura e saj krijesë !
Të betohem Omar, në varr paske më shumë vlerë !
Në gjumin e përjetshëm ,ndodhëka , që dhe nuk vdes !
—–
E di ..aty posht’ është lagësht dhe ftohtë, bën përherë
Po nuk ka gjë ,fletët e librit, fundja do t’i bëjmë si jorgan!
Në lexofshin ” Rubairat” të vdekurit do lindin dhe një herë
Përsëri do vdisnin e për një puthje – do bëheshin kurban.!
—–
Pa do të shkruanin epitaf për mua, por më shumë për ty
Patjetër gurët e varrit do na i gdhendënin me çekiç e daltë:
“Njëri vdiq si persian me verë,e tjetri si lab i krisur – në raki
Për dashurinë në varr, dy poetë e hoqën vallen nën baltë !”
——-
(Ylli Meçe ” Ngjyrat e Kosoves” Prishtine 2016 )

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com