Korrupcioni – Besa Januzi-Rexhepi
itulli: Korrupcioni
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 12-06-2022
Të korruptuar e të mashtruar
të shfrytzuar deri në palc,
Të shkelur e në varfëri,
deri kur kjo fatkeqësi.
Na humbi rruga në oborr,
pshtillem, sillem këthehem prap,
Nuk di çfarë kërkoj, mendja më humbi,
nuk gjej zgjidhje, çka të bëjë?
Pse kështu të han me rrobe vesh,
Nuk kemi para, jemi të mjerë,
T’korruptuar e të shkelur,
deri kur kështu do jemi?
A se dëgjoni tokën po gjëmon,
me këto gjëra po e rëndon,
një ditë do lodhet do na lëshoj,
me vërshime e tërmete, do na dënoj.
Vëre dorën në kokë, a bënë kështu?
Okupatori na ropi e na dogji të gjallë,
na e la sofrën that, por kockat na i la,
Por ju ç’farë doni, as kockat s’do leni.
Zoti madh nga larg ju shikon,
Por kështu s’do ju duron,
po pini gjakun e vllaut tuaj,
E me të huajt jeni shumë të mirë!