Më erdhe pas darke – Adem Nuhaj
…… Më erdhe pas darke …….
Të shohë , Ty dhe Hënën
Sa shumë , që ngjani
Ti , ngado hedhë këmbën
Lule bëhet bari.
Jo , nuk bëhen dy
Thotë Hëna mbi male
Kur , të shikon Ty
Thotë , do iki fare.
Nga Ty , trendelina
Çel dhe në Janar
Ti , në katër stina
Je vetëm behar.
Ngjyrë e trendafilit
Në buzë të është hedhur
Dhe këngë e bilbilit
Aty është mbledhur.
Je mbuluar e tërë
Veç nga bukuria
Sikur të ka bërë
Me dorë Perëndia.
Prerë , si me gërshërë
Si , me dorë e qepur
Ty , të paskan bërë
Vetëm , sy e vetull.
Flokët fije ari
Dhe belin e hollë
Gusha borë mali
Dhe faqet , si mollë.
Nxirje dhe sebepe
Tutje -tu , në krua
Më dogje , më trete
Me lajkat e tua.
Ato s’ishin lajka
Por , qenë të vërteta
Se , kur erdhi darka
Ku prisja , të gjeta.
Më erdhe pas darke
Në natën me Hënë
Sy e buzë m’i fale
Siç e kishim lënë.
……….. Adem Nuhhaj ………..