August 3, 2024

Një tjetër gojdhanë – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NJË TJETËR GOJDHANË
( etimologjia e një emri në gojdhana shqiptare dhe per te gjitha miket me emrin ” Irene”)
…..
At’natë sirenat nuk i zuri gjumi dhe nuk dihej se për çfarë
Duke pushuar këngët dhe ishulli humbi e ra në qetsinë e vet
U ngritën zogjtë e lodhur me krahët e tyre të lagur si të marrë
Ehhh..thanë-në kët’ ishull edhe pse jetohet nuk paska më jetë
—–
Dolën “sirenat” dhe shamitë lëkundën në ajër për fluturakët
Në kor sëbashku ritualin e zakonshëm filluan pa harpë e pa lirë
Shmangur prej tyre , panë drejtimin andej nga ishin Ilirianët
Teksa mendonin për misionin e tyre” vrastar” e aq të vështirë
——
Odiseja kur pat kaluar aty, marinarëve u mbylli sy e veshë
( Kështu e thotë dhe Homeri në vargun e vet mitologjik )
As sot nuk dihet thonë se atje, na qënkish dhe një princeshë
Nga këngë e valle vdekjes , tmerrohej e kërcente gjith frikë !
——-
Ajo një ditë e grisi keq shaminë e valles dhe këngën pushoi
Jo…jo përse e kujt mund t’i hyjë ne punë” bukuria që të vret” ?
Në shishe fort , shaminë lagur në lot mbylli në det e lëshoi
Këtu nuk ka dashuri ! -shkroi- Ndaj dhe ne vallzojmë shkret!
—–
Këmbëzbathur gjakosur ajo rendi me flokë e fustan lëshuar
Virgjërinë e vet pagëzoi kët’ herë pa këngë në të bardhat valë
Do iki -tha se pa dashuri tokë e det ngelen, përherë mallkuar
Sirenat nga zjarri zemrave le të vetdigjen, veçse jo marinarè!
—–
Të parës anije lundërtare i’u shfaq me hirèsinë e praruar
Teksa në kuvertë pa një djalosh, me sy në ngjyrë të Jonit
Kësaj here sirena jo paqëllim këngën e vet la pa kënduar
U ngirt deti gjithë tallaz e dallgë ,nga zemërimi i Poseidonit
—–
I shtangur buzëqeshi ndofta vërtetë ju duk e pabesuar
Ndërsa anija ecte në më të pabesushmin të vetin lundrim
Diçka mistike marinarin ilirian, në zemër keq e pat qëlluar
Më keq akoma kur ajo e mbështolli me të vetin pèrqafim !
—–
Ndodhi ajo që s’pritej e kurrë s’pat ndodhë, në legjendë
Marramëndsja frymën ja mori me puthje e tha : S’kam faj !
Forca e zakonit është e keqe, ndaj nuk dua më, të jem Sirenë
Dhe sërish me etje e puthi… e frymë i dha nga frymë e saj !
—-
Nuk dihet nga shkoi dhe ku mbriti më vonë ajo anije
Veçse dihet se vajza u zhyt e tha : Nuk dua të jem më “sirenè” !
Një e vetme, madje qoftë dhe një gërmë t’a le të keqen shije
Ndaj për dashuri po e heq gërmën ”S”.. e le t’më quajnë Irenë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com