Drejtorllëku – Sevdail Hyseni
Satirike
DREJTORLLËKU
O sa mirë me qenë drejtor,
Nuk e prek punën me dorë!
Veç një “send” e ke patjetër,
Kur e vë firmën në letër..!
Edhe atë në tridhjetë ditë,
Sepse n’paga s’ka me pritë!
Ato vijnë e shkojnë si shkumë,
Pa lënë prapa asnjë gjurmë!
Ndaj drejtori është i mbarë,
Ç’e zë gjumi në orar..!
Jo se lodhet në detyrë,
Por, që natën e ka vështirë!
T’i mbyll sytë nga pagjumësia,
Herë nga gruaja dhe fëmija…
E bezdisin me gjithë mend
Për pushime në vikend.
Të vendos s’e ka aq lehtë,
Se pushimi ka lezet!
Ndaj vendos si në Pazar,
Për vikend n’udhëtim zyrtar!
Po sa zgjat ky marifet?
Çdo mandat në katër vjet!
Spica Metalike
(Karikatura marrë nga interneti)