August 3, 2024

Ishte kohë alarmesh – Ylli Meçe

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ISHTE KOHË ….ALARMESH
—-
Unë me shokët e mi,
sa e sa herë bukën,në tryezë kemi lënë
Drejt anijeve me një frymë kemi rendur,
me më të shpejtin vrap
Psikamë e sirenave me sinjalet e radiove,
kryqëzoheshin rëndë
Prej stuhive të Mëmëdheut,
koha na ngrinte në Alarm Luftarak !
—-
Në librin e madh të historisë ,
të parët tanë patën shkruar
Diku penën ngjyer në bojë,
diku fort dhe me të kuqin gjak:
Nëse e doni Atdheun, në alarme…
qëndroni të gjithë bashkuar!
Zemrat gatuar për liri, e ndezin,
por dhe i japin shpirtit, flakë!
—–
Ishte vërtetë kohë alarmesh,koha jonë,
ca vite më parë
Në këmbë përherë syzgjuar
na shikonte Evropa e çuditur
Ata prej kabareve nën avujt e “Wiski”- t
sigurisht na quanin të marrë
Teksa mbi harta, po vet ata
ëndërronin për çastin e shumëpritur!
——
Sot që po shkruaj këto vargje ,
kurrë kohën nuk e kam sharë
Ajo nuk na ka faj, se fundja në botë për këdo,
ecën, e ecën pa u ndalur
Shpesh më vjen të plas prej inatit
pse jo, bëhem dhe për të qarë
Kur një ditë vet ajo, mund të na qesh,
madje shumë keq e me të tallur
——-
Mëndjen nuk e kam ndryshuar
ngaqë e njoh mirë tradhëtinë
Në emër të Atdheut ajo ” mish për top”
të dërgon në vijën e parë
Përse mund t’na pushtonte Evropa,
kur ditën ajo na çmontonte lirinë?
E teksa natën – Nënës Shqipëri
i ç’vidoste vorreza, buste e lapidarë?!
——-
Jo jo-ne jemi brezi,
që nuk e hedhim poshtë epokën e shkuar
Themele hodhëm për brezat…e veprat
me mund i kemi ngritur
Nuk ishte faji ynë nëse disa në alarme
kurrë nuk patën guxuar
E për më keq,
u trembën prej stuhive detare e ujit të tij të kripur.
——
Shokët e mi të mirè ku ju kam?!
Çohuni në këmbë dhe një herë!
T’i mësojmë brezat e bijtë, me “Alarme”
kur mbi Atdhe bien stuhi e erë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com