August 4, 2024

Jeta, mjalt e helm përzier…! – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Jeta, mjalt e helm përzier…!

Në përplasje e sipër, sa andej këndej, kthinave të memorjes,
hapen njëkohësisht shumë dilema:
Të qash a po të qeshësh… përderi sa ngurtësia shkrihet në gaz, apo pëlcet në vaj, dhe krijon tablo zbavitëse në dehje e sipër, deri në alivanosje…mbytur mes dilemash Shekspiriane : “- Të jesh, a të mos jesh !?“… të duash a të mos duash !?
… Ia vlenë, a nuk ja vlenë…!?
Derisa vorbulla e njejtë rrokulliset tatëpjetës, duke mos kuptuar përgjigjien e qartë, njeriu mbetet po mbrenda mureve të enigmës, duke mos zbërthyer dot formulën komplekse, ashtu si dhe toka rreth boshtit të pjertë, në rrugën e saj të pa fund..!
Në rrotullim e sipër, befas të vie një zë:
– Mos do, të duash…!
Ti kthen kokën, po nuk sheh gjë
e…zëri përsëri të drejtohet :
– Vazhdo të mos duash, të duash,
nëse do të mos jesh i/e lënduar, edhe pse zemra shpesh herë, nuk do t’ia dij për arsyet e mendjes…
Megjithatë, jeta mbetet po ajo që është :
Me njërën dorë të ledhaton, me tjetrën të helmon…
Ajo, është mjalt e helm, përzier !!

Musa Dushica,
16 Qershor ‘22

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com