August 3, 2024

Kuçi im i dashur – Maksi Luci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kuçi im i dashur
Biri yt përherë mbeta
Aty në qender e kam shpirtin
Ku prehet Zenel Gjoleka….

Aty ku prehet Gjoleka i Kuçe
Aty ku historia hodhi rrënjë
Ku nga gjaku çeli lulëkuqe
Gjaku i trimave
Vaditi lisat mbi shkëmbënjë…

Kuçi im i dashur
Aty ne labëri
Tek ty mendjen kam pasur
Tek ai lumë qelibar
Mendja më rri….

Dhe mbremjeve kur zbresin
Nga mali bagëtite
Edhe zilet nga larg
Në ënderr degjoj
Dhe thur me mall këtë varg
Nga malli për ty
Me zemër lotoj…

M.L

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com