Lamtumirë vendi im – Xhevat I. Prebreza
LAMTUMIRË VENDI IM
( kushtuar mërgimtarëve)
Lamtumirë o vendi im
sot pot la ty me mall
unë po nisem për mërgim
zemra ime për ty ka me kajt.
Lamtumirë o ju male, e ju bregore
o ju mriza e o ju stane
ju shetita kodër më kodër
lugjeve të thata, piva ujë në k’to kroje.
Në mëngjes kur dielli t’lind
unë ma s’kam për ta pa
rrezet e tij kur ta ngrohin oborrin
nane lokja me lot ka mem kja.
Lamtumirë oj nana ime
lot mos derdh ti për mua
kur të merr malli
qit në sofër një lugë më shumë.
Lamtumirë o babalok
ty pleqnija tash t’ka lodh
ty pot la o babë vet në shpi
krahun ty ta kam tha.
Lamtumirë o vllazen e motra
me ju urrita në një sofër
amanet babë e nanë po ua la
mos mi leni vet në votër.
Nata kur të vjen
rrezja e diellit ka me ra
unë prej teje oj toka ime
larg, shumë larg ka me na nda.
E atje kur të shkoj
gjuhen time s’ka me dëgju
ka me ni tjetër të folme
zemra ka me mu shkrumu.
S’ka me pa ma shqiptarë
ka me u përballu me të huj
ka mem marrë malli oj toka ime
veq një gotë me pi me ujë.
Lamtumirë oj jeta ime e fëminisë
tash u rrita e u bëra burrë
në vend se të rri, këtu të vdes
unë po bahem kurban i huj.
E një ditë kur të kthehem
babë as nanë nuk do ti gjej
ti oj tokë, toka ime
ma len një vend të hy në dhe.
Amanet po ua la
mos lakmoni këtë kurbet të zi
i ri shkova në dhe të huaj
n’vendin tim jam në pleqni!
Xhevat I. Prebreza 23 06 2022, Prishtinë