August 3, 2024

Nëse… – Drita Haxhillari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nëse…

Nëse…ashtu kuturu…
nëse dehur në një pikë,
nëse as atje,as këtu,
rrotullohesh nën frikë,
nëse nuk ke ç’far jep…
nëse nuk do ndjesitë e mia,
mos mbaj asnjë xhep,
po nuk hyri dashuria !

Nëse…një ditë më kërkon,
nëse je esëll në identitet,
mos u lodh,je tepër vonë,
gjithçka mori fund,u tret !
Nëse,nëse digjesh si cigare,
Nëse,nëse,nëse përsëri…
harroje vashëzën lastare,
vet e humbe këtë mundësi !

© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:24.06.2022

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com