Të fjej edhe pak – Besa Januzi-Rexhepi

Titulli: Të fjej edhe pak
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: qershor 2022
Sonte dua të flej edhe pak,
porsa mbylla sytë, po shetitem me ty,
me ëndrrat e gjumit të rënd,
Duket si një parajs me lule.
Po shetitem rreth parkut me ty
Lumturia nuk kishte kufinjë,
u ndelëm te lisi i madh,
U afrove buza gaz më përqafove.
Dielli kishte lëshuar rrezet e arta,
Ne shetitnim dora-dorës,
edhe parku dukej për mrekulli,
Jemi si dy engjuj të bukur e të qetë!
Nëna lehtas më preku në sup!
Bijo zgjohu se je von për në shkollë,
Of moj nënë s’më le vetëm edhe pak,
Jo moj bija ime u bë shumë vonë.
O sa ëndërr të bukur pash,
mu duk se gjithçka ndryshoi tek unë,
E tash po shkoj në shkollë, me ëndërr në mendje,
Shumë kisha dashur të flej vetëm edhe pak.
Michigan